Maqedonia e Veriut, 7 viktima dhe 165 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut, 7 viktima dhe 165 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve

165 të infektuar të rinj dhe 7 viktima nga Covid-19 janë raportuar sot në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve.

Ndërkohë 128 qytetarë raportohen të jenë shëruar.

Maqedonia e Veriut raporton gjithsej 6,787 të infektuar dhe 358 viktima.

Megjithë rritjen e numrit të të infektuarve me Covid-19, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka përfunduar ‘gjendjen e jashtëzakonshme’ në 14 qershor, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Presidenti Stevo Pendarovski të Premten tha se nuk kishte asnjë “nevojë” për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme që ka filluar që nga 18 mars.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>