
Prej 28 tetorit dhe në Maqedoninë e Veriut qytetarët duhet të mbajnë maska në çdo ambient të mbyllur e të hapur, jashtë shtëpisë së tyre.
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi të mërkurën disa ndryshime në “Ligjin për Sëmundje Ngjitëse”, duke e bërë maskën të detyrueshme.
Po ashtu, një tjetër masë që ka marrë qeveria për të ndalur përhapjen e Covid-19 është ndalimi i grumbullimit të më shumë se katër personave në vende publike pas orës 22:00.
Javët e fundit numri i të infektuarve ditorë në Maqedoni është rritur ndjeshëm, Aktualisht vendi numëron rreth 28 mijë të infektuar në total.