
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në qershor 2021. Kuvendi ende nuk e ka miratuar këtë kërkesë, raportoi Radio Evropa e Lirë.
Aktualisht rreth 200 trupa ushtarake po ruajnë spitalet kovid. Mjekët ushtarakë gjithashtu janë të angazhuar në trajtimin e pacientëve në qendra spitalore.
Ministria e Shëndetësisë raportoi të 29 viktima të reja me COVID-19, 1.069 persona të infektuar, dhe 1.242 të shtruar në spitale.
Në total, në Maqedoninë e Veriut u identifikuan 62.945 persona të infektuar dhe prej tyre 1.792 e kanë humbur jetën, 40.188 janë shëruar ndërsa 20.964 janë raste aktive.