Maqedonia e Veriut kritika BE për mungesën e ndihmës në procesin e vaksinimit

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut kritika BE për mungesën e ndihmës në procesin e vaksinimit

Maqedonia e Veriut kritikoi të martën Bashkimin Europain për mungesën e ndihmës në procesin e vaksinimit.

Maqedonia tha se BE duhet të bëjë më shumë për t’i ardhur në ndihmë.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani gjatë një vizite në Paris i tha AFP se vendi i tij “ka qenë në gjendje të nisë një fushatë modeste vaksinimi, falë dhurimit të disa mijëra dozave të vaksinave nga Serbia”.

Osmani tha se ndjen keqardhje për mungesën e ndihmës nga ana e BE dhe shtoi se Brukseli po dërgon “mesazh të gabuar” në Ballkan.

Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar ka porositur dhe paguar 800,000 doza të vaksinave AstraZeneca përmes sistemit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, njoftoi ai.

Po ashtu ai tha se vendi ka porositur 800,000 doza të tjera nga kompania Pfizer, por  “asgjë nuk ka ardhur ende”, tha ai.

Qeveria maqedonase është duke bërë përpjekje të sigurojë vaksina kineze, tha ministri dhe shtoi se pret që 200,000 të tilla të arrijnë në ditët në vijim.

Kosova është e vetmja në Ballkanin perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.

Të hënën kryeministri Edi Rama komentoi faktin që Maqedonia e Veriut po shikon mundësi për të marrë vaksina nga Rusia dhe Kina. Ai e cilësoi këtë si fatalitet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>