Maqedonia e Veriut marrëveshje me Sinopharm për 200 mijë vaksina

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut marrëveshje me Sinopharm për 200 mijë vaksina

Maqedonia e Veriut nënshkroi të hënën marrëveshje me kompaninë kineze Sinopharm për furnizimin me 200 mijë doza vaksinash kundër Covid-19.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe përfaqësuesi i kompanisë Sinopharm.

Nuk e dihet ende se kur do të mbërrijnë në Maqedoni vaksinat.

Më herët, Ministri Filipçe, njoftoi se Maqedonia e Veriut mund të marrë vaksinat e kompanisë AstraZeneca.

“Mekanizmi COVAX, përmes një njoftimi me shkrim na ka informuar se vaksina e parë që do të mbërrijë në vendin tonë përmes këtij mekanizmi është AstraZeneca. Dorëzimi i 35% të 175.200 dozave të planifikuara të kësaj vaksine do të arrijnë në muajin mars kurse pjesa tjetër nga mesi i vitit”, tha ai.

Ministri Filipçe njoftoi se janë bërë gati lista me emrat e qytetarëve, të cilët do të vaksinohen të parët.

Autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar vaksinimin e personave që janë infektuar pavarësisht nëse kanë antitrupa.

Maqedonia e Veriut nuk e ka nisur ende vaksinimin anti-Covid.

Ajo ka arritur një marrëveshje me kompaninë Pfizer për 800 mijë doza vaksinash, të vlefshme për 400 mijë qytetarë. Dozat e para pritet të dorëzohen në shkurt, por me vonesat e lajmëruara nga Pfizer, nuk dihet nëse do të arrihet dorëzimi në kohë i vaksinave.

Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshje dhe me Serbinë për 8 mijë doza vaksine të Pfizerit, por as ato nuk janë dorëzuar ende.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>