Maqedonia e Veriut merr 100 mijë doza të Sputnik V

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut merr 100 mijë doza të Sputnik V

Maqedonia e Veriut do të marrë 100 mijë doza të vaksinës ruse, njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

Ai tha se ka dhënë udhëzim ndaj autoriteteve për të lidhur kontratë për SputnikV.

“Unë kam dhënë udhëzimet për furnizim me 100 mijë vaksina ruse. Gjithçka që ka të bëjë me vaksinat, ne kemi bërë punën tonë, porositë, kontratat.”

Vaksinimi në Maqedoninë e Veriut në 17 shkurt me 4,680 doza të dhuruara nga Serbia.

Të parët që janë vaksinuar janë punonjësit shëndetësorë të Klinikës Infektive në Shkup, ndërsa më pas do të vaksinohen edhe klinikat tjera.

Që prej fillimit të pandemisë Maqedonia e Veriut ka rregjistruar mbi 99 mijë të infektuar dhe 3,063 viktima.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme