Maqedonia e Veriut merr 3 000 vaksina ruse

Maqedonia e Veriut merr 3 000 vaksina ruse

Maqedonia e Veriut ka pritur të dielën rreth 3000 vaksina ruse Sputnik V, prej 200 000 që është sasia e plotë e porositur deri tani nga Rusia për vaksinimin e popullates.

Venko Filipçe, Ministri i Shëndetësisë,  ka dal për të pritur vaksinat në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, së bashku me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin.

Minsitri  tha se këto doza do të shërbejnë për vaksinimin e  personave të moshuar, të sëmurëve kronikë dhe kategorive tjera, ndërsa theksoi se vaksina është e sigurt.

Ai bëri të dituru shpreh se në ditët në vijim do të vazhdojnë bisedimet për sigurimin e dozave tjera, me qëllim vazhdimin e imunizimit të popullatës, bazuar në planin kombëtar për imunizim.

Vaksina është e sigurt dhe efikase. Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë popullit maqedonas me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta. Jemi të gatshëm që bashkëpunimin ta zgjerojmë edhe në sfera tjera”, ka deklaruar ambasadori i Rusisë në Shkup, Sergej Bazdnikin.

Maqedoninë e Veriut deri tani ka mundur të sigurojë vetëm rreth 8.000 doza vaksinash të kompanisë amerikan Pfizer, të dhuruara nga Serbia.

Me to janë vaksinuar punonjësit e Klinikës Infektive në Shkup, dhe të qendrave infektive të qyteteve tjera, si dhe pjesë të personelit shëndetësor.

Opozita ndërkohë ka kritikuar qeverinë për dështim në sigurimin e vaksinave dhe përballjen me pandeminë, që sipas VMRO-DPMNE-së, dëshmohet me numrin e lartë të vdekjeve dhe rritjen e rasteve me këtë virus.

Kjo qeveri mburret me një kuti vaksinadh të ardhura nga Rusia në Maqedoni, ndërkohë, në rajon dhe në botë vazhdon masivisht vaksinimi i popullatës. Maqedonia është vendi i fundit në Ballkan, në Evropë dhe në botë kur bëhet fjalë për vaksinimin. Fatkeqësisht, Maqedonia është e para për sa i përket vdekshmërisë kur bëhet fjalë për të vdekurit nga pandemia e COVID-19”, ka deklaruar Vlladimir Gjorçev.

Lidhur me rritjen e numrit të rasteve me koronavirusin e ri, ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe, deklaroi se institucionet po e ndjekin me vëmendje situatën, por se për momentin nuk ka ndonjë plan për mbyllje apo masa shtrënguese, ndonëse nuk përjashtohen në rast të përkeqësimit të gjendjes.

Për momentin nuk ka rrezik për ngarkimin e kapaciteteve spitalore, gjithkund ka shtretër të lirë. Kemi pasur disa mbledhje me Komisionin për Sëmundje Infektive, po ndiqen numrat. Analiza përfundon në fillim të javës së ardhshme. Për momentin nuk kemi paraparë shtrëngim të masave, por kjo nuk përjashtohet nëse gjendja vazhdon të përkeqësohet”, ka theksuar Filipçe.

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka nisur tre javë më parë, por për dallim nga më parë nuk ka rritje të numrit të viktimave.

Prej shpërthimit të pandemisë, me koronavirus në Maqedoninë e Veriut janë të diagnostikuar mbi 106.000 persona.

Prej tyre 3.185 e kanë humbur jetën, rreth 94.000 janë shëruar ndërsa aktive janë rreth 9.100 raste.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>