Maqedonia e Veriut mund të vendosë shtet-rrethimin fundjavën e Fitër Bajramit

Nga Exit News
Maqedonia e Veriut mund të vendosë shtet-rrethimin fundjavën e Fitër Bajramit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po shqyrton mundësinë e ndalimit total të qarkullimit të njerëzve më 23-24-25 maj, që përkon me festën e Fitër Bajramit, si masë kundër koronavirusit.

Plani i qeverisë është që të nisë ndalim-qarkullimin të shtunën në orën 19:00 deri të martën në mëngjes.

Bashkësia Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut ka lajmëruar që më herët nuk do ta pezullojë faljen e namazit të Bajramit gjatë të dielës. Kjo bashkësi është shprehur kundër vendimit të qeverisë për izolim:

“Vendosja e orës policore prej 58 orëve nga e shtuna deri të martën, do të irritonte pa masë besimtarët islamë, nga shkaku se gati një muaj në fundjavë nuk ka pasur orë policore, gjë që me automatizëm nënkuptohet se bëhet me qëllim që të ndalohet falja e namazit të Fitër Bajramit”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>