Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin e qytetarëve më të riskuar për t’u infektuar.
Personat që kanë më shumë kontakte me njerëz për shkak të punës dhe ata që janë të ekspozuar ndaj Covid-19 do të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut.
Në këtë kategori përfshihen, punëtorë të administratës, shoferët e transportit publik, gazetarët zjarrfikësit, edukatorët, mësuesit.
Maqedonia po vaksinon me Sputnik V, m dozat e dhuruara nga Serbia.
Qeveria maqedonase njoftoi se për çdo ditë pritet të vaksinohen rreth 4,000 persona.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski tha të hënën se ai personalisht është regjistruar në aplikacionin online për t’u vaksinuar.
“Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë në dispozicion. Këtë e them pasi ekzistojnë lloje të ndryshme të kundërthënieve për vaksinat dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoritetet kompetente, është e verifikuar”, tha ai.