
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut raportuan të mërkurën 10 viktima të reja nga Covid-19.
477 persona janë infektuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, pas kryerjes së 2543 testimeve.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 87.590 persona me koronavirus.
Gjithsej janë shëruar 68.695 persona ndërkohë që 2.657 nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me Covid-19.
Numri i rasteve aktive është 16.238.