![Koronavirus Maqedoni e Veriut Maqedonia e Veriut regjistron 11 viktima dhe 347 raste të reja me koronavirus](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/03/Koronavirus-Maqedoni-e-Veriut.jpg)
Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima si pasojë e Covid-19.
Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë regjistruar 347 raste të reja të infektuarish me koronavirus.
Autoritetet Shëndetësore raportuan se 378 pacientë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 90,471, prej të cilëve 76,423 janë shëruar, ndërsa 2,799 kanë ndërruar jetë.