
Stevo Pendarovski u zgjodh ditën e dielë, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Pendarovski ishte kandidati i koalicionit të Partisë Social Demokrate të Zoran Zaev dhe 30 partive të vogla. Ai fitoi me 52 përqind të votave. Ndërsa kundërshtarja e tij Gordaba Siljanovska Davkova mori 45 perqind të votave.
Gjatë fushatës së tij, Presidenti i ri mbrojti marrëveshjen e fundit me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë në mënyrë që vendi më i varfër në Evropë të ecë përpara me anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
“Kjo fitore është një biletë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha presidenti Pendarovski për gazetarët.
Gjithashtu edhe Kryeministri Zoran Zaev në urimin e tij për presidentin e ri tha se “sikurse e treguan këto zgjedhje askush nuk mund të pengojë rrugën tonë drejt zhvillimit. Ne treguam se jemi gati për Evropën”.