Maqedonia e Veriut — Stevo Pendarovski zgjidhet presidenti i ri

Maqedonia e Veriut — Stevo Pendarovski zgjidhet presidenti i ri

Stevo Pendarovski u zgjodh ditën e dielë, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Pendarovski ishte kandidati i koalicionit të Partisë Social Demokrate të Zoran Zaev dhe 30 partive të vogla. Ai fitoi me 52 përqind të votave. Ndërsa kundërshtarja e tij Gordaba Siljanovska Davkova mori 45 perqind të votave.

Gjatë fushatës së tij, Presidenti i ri mbrojti marrëveshjen e fundit me Greqinë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë  në mënyrë që vendi më i varfër në Evropë të ecë përpara me anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kjo fitore është një biletë për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha presidenti Pendarovski për gazetarët.

Gjithashtu edhe Kryeministri Zoran Zaev në urimin e tij për presidentin e ri tha se “sikurse e treguan këto zgjedhje askush nuk mund të pengojë rrugën tonë drejt zhvillimit. Ne treguam se jemi gati për Evropën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>