Maqedonia e Veriut ka njoftuar vendosje të kufizimeve për hyrjen në vend duke filluar nga 1 shtatori.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, e cila bën me dije se qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë drejt Maqedonisë duhet të prezantojnë provë vaksinimi.
Në mungesë të saj, ata duhe të paraqesin testin PCR, jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi, ose testin e shpejtë antigen, jo më vonë se 48 orë.
Po ashtu, personat që do të kalojnë tranzit nga Maqedonia e Veriut do të duhet të duhet të plotësojnë një formular i posaçëm në pikat kufitare.
Përveç Maqedonisë së Veriut, edhe Kosova do të zbatojë masa të ngjashme për lejimin e hyrjes në vend për shkak të rëndimit të situatës epidemiologjike javët e fundit.