Maqedonia nis vaksinimin e deputetëve

Maqedonia nis vaksinimin e deputetëve

Maqedonia e Veriut nisi të premten vaksinimi antiCOVID-19 të deputetëve, sipas një raportimi të Radio Evropa e Lirë.

Njoftimi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili  u shpreh se vaksinimi do të konsumojë dozat e vaksinave ruse dhe një pjesë të vaksinave kineze në vend

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pohoi se u ka dorëzuar institucioneve shëndetësore listën e deputetëve, të cilët janë njoftuar për vendin dhe kohën e vaksinimit.

Atyre u është ofruar mundësia e vaksinimit dhe u takon vetë atyre të vendosin nëse duan ose jo të bëjnë këtë”, deklaroi Xhaferi.

Xheferri shpreson që vaksinimi do të ndihmojë Parlamentin t’i kthehet punës normalisht.

Të hënën Maqedonia e Veriut siguroi 10,600 vaksina Pfizer.

Javën tjetër ajo pret 10 mijë vaksina Pfizer dhe 200 mijë vaksina kineze Sinofarm.

Mbërritja do të përkojë me Festën e Pashkëve dhe vaksinimi do të nisë nga 4 maji, pra pas festave,” tha Filipçe.

Ai shtoi se aktualisht po përgatiten pikat e vaksinimit.

Minsitria e Shëndetësisë maqedonase ka vënë në dukje se numrat e infektimit me koronavirus janë në rënie dhe qeveria po mendon një lehtësim të masave javën që vjen.

Konkretisht, po mendohet të hapet sektori i bareve e restoranteve dhe të hiqet ora policore.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>