Maratona e Tiranës kthehet në protestë për ujin e pijshëm

Nga Gerard Gega
Maratona e Tiranës kthehet në protestë për ujin e pijshëm

Maratona e Tiranës u shfrytëzua sot për të protestuar për mungesën e ujit të pijshëm në kryeqytet. Një grup të rinjsh, aktivistë të Organizatës Politike, hapën një banderolë në të cilën shkruhej: “Vrapo për ujë falas, Tirana pa ujë!”.

Protesta u bë në momentin kur Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, po mbante fjalimin përshëndetës të edicionit të katërt të maratonës ndërkombëtare që zhvillohet në kryeqytet.

Për të shmangur ekspozimin e kësaj problematike në një event ku merrnin pjesë garues nga rreth 40 shtete, u vu në lëvizje menjëherë policia bashkiake. Oficerë të policisë u përpoqën të hiqnin banderolën ndërsa nuk munguan as përplasjet me të rinjtë.

Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv.Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 13. Oktober 2019

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përkrahu protestën teksa kritikoi organizimin duke thënë se “për 1,000 vrapues u paralizua i gjithë kryeqyteti” organizim që sipas Zhupës “bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet”:

Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv. Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë!

Prej verës, Tirana ka vuajtur për furnizimin me ujë të pijshëm. Kryebashkiaku Veliaj e shtrenjtoi ujin me 40 për qind në vitin 2017 me justifikimin se kështu do të mund të financoheshin investime.

Bashkia Tiranë ka mohuar mungesën e ujit. Ajo ka propaganduar se e ka përmirësuar furnizimin në një mesatare 14 orë furnizim në ditë dhe se objektivi është që brenda vitit 2021 kryeqyteti të ketë ujë 24 orë. Mirëpo kjo situatë nuk ka qenë aspak e tillë, zona të shumta kanë patur mungesa të theksuara të furnizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>