Pedagogu Mark Marku njoftoi të premten, përmes një shkrimi në gazetën Panorama, se nuk do të pranojë mandatin e deputetit të PD-së, sj përfaqësues i qarkut të Lezhës në zgjedhjet e 25 prillit.
Marku akuzon PD-në se ka tradhëtuar interesat e demokratëve dhe se “po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj”.
Marku zbuloi se agjenda e Këshillit Kombëtar të PD-së, që pritet të mblidhet në 30 gusht, tashmë ishte vendosur dhe nuk ka asnjë diskutim mbi aksionet e ardhshme apo qëndrimi që do të mbajë partia në parlament ën shtator.
Ai e konsideroi aksionin e denoncimit të masakrës zgjedhore nga opozita, si dhe zgjedhjet brenda partisë që pasuan një maskaradë.
“Është irrituese të shohësh se këto tre muaj, PD i është përgjigjur maskaradës së madhe me disa minimaskarada të ngjashme, veçse tashmë të zhvendosura nga skena kombëtare në një skenë më të vogël, në atë opozitare,” shkruan Marku mes të tjerash.