Kandidati për deputet i PD në qarkun e Lezhës Mark Marku u shpreh për gazetarët në lidhje me rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve, se ka një truk në rang kombëtar.
Sipas tij po përdoret një turk për të mashtruar opinion. Ai tha se numërimet kanë filluar nga zonat ku ata kanë ditur që janë të humbura.
“Në Zadrimë ku është bërë presion dhe e dinin që votuesit nuk do të shkonin e njëjta gjë që ka ndodhur edhe në 2017-ën. Në Kurbin e kanë filluar me qytetin e Laçit ku mendonin që historikisht qyteti flas, pjesa e qytetit Partia Socialiste ishte në mazhorancë si nga pikëpamja e votuesve, por janë zhgënjyer sepse në fakt pikërisht aty ku kanë menduar se janë mazhorancë, në fakt kanë humbur në qytet dhe ku kanë bërë dhe manipulimet të papara”, tha Marku për gazetarët të hënën.
Ai ngriti akuza për shitblerje vote. “Jam i bindur ka qenë i gjithë pushteti lokal i angazhuar në shitblerjen e votës”, tha Marku.
Kandidati i PD deklaroi se paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive, nga funksionar të bashkive.
Ai tha se PD ka luftuar “kemi bërë një luftë të pabarabartë por ne fituam”.
“Jam i bindur se kështu siç po bëjmë ne do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë, pse? Sepse në të gjithë Shqipërinë janë numëruar bastionet e PS”, shtoi ai.
Për Lezhën, ku ai kandidon tha se Lezha, një nga fitoret më të thella të pluralizmit.
“Po të kemi parasysh faktin që ne kemi qenë -1700 në zgjedhjet e kaluara praktikisht ne kemi fituar mbi 3000 mijë vota që është një numër shumë i mirë krahasim me një numër të kufizuar votuesish 13 mijë, 14 mijë votues”, tha ai.