Mark Marku: Vendim i PD që unë të isha drejtues në Lezhë

Nga Exit News
Mark Marku: Vendim i PD që unë të isha drejtues në Lezhë

Drejtuesi politik i PD në Lezhë, Mark Marku ka treguar të hënën se vendimi që ai të merrte këtë rol ka qenë i partisë.

Në një intervistë për ABC ai tha se ka qenë edhe vendimi i qytetarëve që ai të drejtojë Lezhën.

Marku u shpreh se kishte kohë që nuk ishte i angazhuar në këtë rang në politikë.

Por sipas tij është gjendja në të cilën ndodhet vendi që e ka bërë të angazhohet sërish.

Ai i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama për një video që ky i fundit postoi në Instagram për Mark Markun.

Ai u shpreh se askush nuk është shenjtorë dhe shtoi:

Edi Rama e bën këtë objekt, ai që u ka nxjerrë gjuhën njerëzve në studio, që shfaqet në momente të ndryshme të krizave të rënda dhe bën gjeste të patolerueshme, ai në kuvend bën gjeste të patolerueshme”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>