Marrëdhënia e çuditshme e Donald Lu me  peshkimin

Marrëdhënia e çuditshme e Donald Lu me  peshkimin

Para pak ditëve, ambasadori i SHBA-ve Donald Lu—i cili kishte premtuar që në sajë të vetingut dhe reformës në drejtësi të mbështetura fort prej tij, brenda muajit janar do të kishin filluar arrestimet e peshqëve të mëdhenj—mendoi që të identifikonte një provë mbështetëse për pohimin e tij, duke u vetëkënaqur me historinë e sekuestrimit të rreth 620 kilogramëve kokainë, të destinuar për kompaninë Arbri Garden të Maminasit.

“Nga ky këndvështrim Arbër Çekaj është një peshk i madh” deklaroi Lu, më në fund i çliruar nga ankthi i deklaratave të tij të mëparshme triumfaliste, duke vazhduar:

Shqipëria ka një histori të gjatë arrestimi të peshqëve të vegjël dhe të injorimit të peshqëve të mëdhenj.

Pikërisht! Edhe këtë herë policia shqiptare arrestoi vetëm shoferin e kamionit që sillte kontenierin dhe një nënpunës të kompanisë së bananeve, ndërsa pronari i kompanisë Arbër Çekaj, edhe nëse ai mund të konsiderohet peshk i madh, u largua qetësisht drejt Kosovës.

Ka shumë peshkatarë, të cilët pasi e kapin peshkun, nëse është shumë i vogël e rihedhin në ujë, por nuk kishim parë kurrë peshkatar që të krenohet kur peshku i rrëshqet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>