
“Dy komshinj nuk flisnin me njëri tjetrin për shumë vite. Kur një i huaj erdhi dhe cënoi fizikisht njërin prej tyre, tjetri u hodh në mbrojte të komshiut sepse ai ishte një i huaj dhe ishte e keqja më e madhe mes të dyve.”
Kështu e shpjegon thjeshtë ish deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka marrëdhënien e LSI-së me Partinë Demokratike.
Forcat politike opozitare jashtëparlamentare kanë deklaruar se në zgjedhjet e rradhës do të marrin pjesë si një koalicion i përbashkët.