Marrëveshja e detit, Kryeministri grek: do të zgjerojmë kufijtë në Jon nga 6 në 12 milje

Nga Exit News
Marrëveshja e detit, Kryeministri grek: do të zgjerojmë kufijtë në Jon nga 6 në 12 milje

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të mërkurën në Parlament se qeveria greke së shpejti do të dorëzojë planin për zgjerimin e kufijve detar nga 6 në 12 milje në detin e Jonit, raporton gazeta greke Ekathimerini.  Mitsotakis tha se Greqia do të ushtrojë një “të drejtë sovrane të patjetërsueshme” në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit.

Ai tha se ministri i jashtëm grek do të vizitojë Shqipërinë për të diskutuar mbi marrëveshjen. Ndërkohë, dje në darkë minsitri i jashtëm grek njoftoi në Facebook se kishte biseduar në telefon me Kryeministrin Rama për çështjet e rajonit.

Kryeministri grek tha se Greqia në të ardhmen mund të zgjerojë ujërat e saj territoriale në zona të tjera detare, në përputhje me Konventën për Ligjin e Detit dhe zbatimin e vijës mesatare, ku distanca midis dy brigjeve është më e vogël se 24 milje.

Mitsotakis foli në Parlament për marrëveshjen e kufijve detarë të Greqisë me Egjiptin dhe me Italinë. Të dy marrëveshjet do të votohen, ditën e enjte. Duke folur për marrëveshjet, ai tha “ato kanë rëndësi të madhe historike dhe politike”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>