Marrëveshja Greqi-Maqedoni has kundërshtimet e para

Marrëveshja Greqi-Maqedoni has kundërshtimet e para

Megjithëse Kryeministri i Maqedonisë Zaev dhe ai i Greqisë Cipras kanë rënë dakord për emrin e ri të Maqedonisë, institucione nga të dy shtetet duken se nuk janë dakord.

Propozimi i miratuar nga të dy liderët e vendit, “Republika e Maqedonisë së Veriut” ka përçarë parlamentin grek dhe nuk ka marrë aprovimin e presidentit maqedonas.

Vendimi për marrëveshjen që përcakton dhe emrin e ri duhet të kalojë në parlamentin grek për tu miratuar, por kryeministri Cipras nuk ka as mbështetjen e plotë të koalicioni të tij qeverisës. Kështu partia ANEL, parti populiste e djathtë, është shprehur kundra çdo lloj kompromisi me Maqedoninë. Me anë të një conference për shtyp, kryetari i ANEL, njëkohësisht dhe ministër I Mbrojtjes Panos Kammenos tha se vendimi i partisë së tij është votimi kundër marrëveshjes, dhe se nëse ndonjë prej deputetëve të tij voton pro, atëherë ai do të largohet nga partia.

Pa votat e ANEL në parlament, kryeministrit grek i duhen patjetetër votat e opozitës për të miratuar marrëveshjen me Maqedoninë.

Ndërkohë në Maqedoni, presidenti Ivanon e ka quajtur marrëveshjen të dëmshme dhe ka deklaruar se nuk do ta firmosë atë:

“Qeveria nuk gjeti mundësinë dhe kurajon që të arrijmë konsensusin e përbashkët. Procesi nuk ishte transparent dhe këtë e dëshmoi edhe rezultati përfundimtar. Është shkelur gjithçka që është e shenjtë për Maqedoninë.”

Edhe partitë opozitare maqedonase e akuzuan kryeministrin Zaev se nuk ka qenë transparent dhe nuk e ka përfshirë opozitën gjatë bisedimeve  me Greqinë.

Nëse parlamenti grek dhe presidenti maqedonas do të pranojnë marrëveshjen, i jepet fund një konflikti 27-vjeçar mes dy fqinjëve.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përshëndetur arritjen e marrëvshjes dhe premtuan ndihmë në proceset e ardhshme të afrimit mes dy vendeve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>