Marrëveshja Kosovë-Serbi, Haradinaj: Rama nismëtar për ndarjen e Kosovës

Nga Exit News
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Haradinaj: Rama nismëtar për ndarjen e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Kryeministri Rama ka qënë i angazhuar në projektin për ndarjen e Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”

Ai shtoi se ideja e ndarjes së Kosovës ka nisur, që në momentin që Rama shpeshtoi takimet e tij me presidentin e Serbisës Aleksandar Vuçiç. Zoti Haradinaj u shpreh se Rama ka qënë nismëtar jo vetëm për marrëveshjen  Kosovë Serbi, por dhe një marrëveshjeje paqeje shqiptaro-serbe.

“Zotëri, Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”

Kryeministri Rama paditi, para disa ditësh zotin Haradinaj në gjykatën e Kosovës për shpifje.

Rama u shpreh që në tetor të 2019, në emisionin Opinion se do ta padiste Haradinajn, për deklaratën se kryeministri Rama në bashkëpunim me Vuçiçin dhe Thaçin do të grabisnin 10 miliardë € gjatë ndarjes së Kosovës

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>