Marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Turqisë

Nga Exit News
Marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Turqisë

Qeveria shqiptare dhe ajo turke kanë nënshkruar të mërkurën pesë marrëveshje në Ankara.

 – Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Shëndetësisë, e nënshkruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe homologut të saj turk, Fahretin Koca.

Marrëveshja parashikon që Turqia të trajtojë falas 100 pacientë shqiptarë në vit si dhe të mundësojë asistencë në kualifikimin e stafit shëndetësor.

 – Marrëveshja për Bashkëpunimin në Arsim, e nënshkruar nga ministri turk i arsimit Zija Selçuk dhe ministrja Evis Kushi. Me anë të kësaj marrëveshjeje është rënë dakord që të ketë ndërlidhje të universiteteve dhe shkollave mes dy vendeve dhe hapjen e një filjali në Shqipëri të një shkolle të teknologjisë nga Turqia.

Marrëveshja për Restaurimin dhe Konstruksionin e sistemit të mbrojtjes nga përmbytjet për Xhaminë e Shkodrës mes Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, përfaqësuar nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoi dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Marrëveshje në fushën e ndërtimit midis Ministrisë turke për Mjedisin dhe Planifikimin Urban dhe Ministrisë shqiptare të Infrastukturës dhe Energjitikës. Turqia ka rënë dakord të ndërtojë një spital të ri në Fier.

 – Marrëveshja për ngritjen e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Turqisë e nënnshkruar nga kryeministri Rama dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ky këshill synon të lehtësojë dhe thellojë marrëdhëniet e bashkëpunimit në fusha si siguria, mbrojtja, energjetika, turizmi, infrastruktura, arsimi dhe kultura.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>