‘Marshimi i Krenarisë’ kërkon të drejta për komunitetin dhe familjen LGBTI+

Nga Exit Staff
‘Marshimi i Krenarisë’ kërkon të drejta për komunitetin dhe familjen LGBTI+

Anëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBT+ mbajtën sot në Tiranë “Marshimin e Krenarisë” (Tirana Pride), ku kërkuan më tepër të drejta për anëtarët e komunitetit të tyre dhe për familjen LGBT+.

Qindra marshues u mblodhën fillimisht në Sheshin “Nënë Tereza” për të shfaqur krenarinë për lirinë, jetën dhe të drejtat e njeriut. Kjo është hera e njëmbëdhjetë që mbështetësit e kauzës për të drejtat e këtij komuniteti organizojnë këtë marshim në Tiranë, këtë herë vite pas kufizimeve për tubime për shkak të pandemisë.

TP

Slogani i sivjetshëm “Ne jemi familje” dhe mesazhet e marshuesve pasqyruan nxitjen për të rritur solidaritetin me dhe brenda komunitetit LGBT+: nga njëra anë ajo është një celebrim i solidaritetit mes anëtarëve të këtij komuniteti, ashtu si solidariteti mes anëtarëve të një familjeje, dhe nga ana tjetër është një thirrje ndaj shoqërisë shqiptare për të pranuar akoma më shumë këtë komunitet si pjesë së familjes së madhe, por edhe kërkesë për të drejta të barabarta për famlijen LGBT+.

“‘Ne jemi familje’ – sepse familjet LGBTIQ+ janë pjesë e padiskutueshme e familjeve. Familjet tona ekzistojnë! Ato janë pjesë e shoqërisë sonë. Ato ushqehen nga dashuria dhe përkushtimi për njëri-tjetrin, pavarësisht sfidave, diskriminimit dhe sakrificave”, thuhet në njoftimin e organizatës “Aleanca LGBT”.

Marshuesit ecën drejt godinës së Kryeministrisë, në shkallët e së cilës shpalosën një flamur të madh shumëngjyrësh të komunitetit.

Aktivistët e kritikuan Kryeministrin Edi Rama, duke kujtuar se pavarësisht premtimeve prej 10 vitesh, ai nuk e ka mbështetur kurrë marshimin e tyre.

Për shumëkënd nga komuniteti LGBT+ kjo ditë shënon një mundësi për të shfaqur identitetin gjinor dhe orientimin seksual në publik, për të festuar arritjet e komunitetit, për të kërkuar më tepër te drejta dhe për të ritur ndërgjegjësimin shoqëror për respektimin e të drejtave të njeriut.

Marshuesit përshkuan me hare disa prej rrugëve kryesore të Tiranës duke tërhequr vëmndjen e qytetarëve. Në vazhdën e disa viteve tashmë, marshimi kaloi pa incidente, megjithëse pranimi i anëtarëve të këtij komunitetit nga shoqëria shqiptare është në nivele të ulta në të gjithë sektorët e jetës sociale, ekonomike e politike.

EU funded RDN

Ky artikull është realizuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, në kuadër të Projektit “Reporting Diversity Network 2.0”, nën skemën e mbështetjes së granteve të vogla.

Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “New Policy Group” dhe, si e tillë, nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Rrjetit të Raportimit të Diversitetit 2.0.

TP

TP

TP

TP

LEXO  Prishja e banesave në Shkozë, shkelje e të drejtave të njeriut

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>