Maryam Rajavi përshëndet dëbimin e 2 diplomatëve iranianë nga Shqipëria

Maryam Rajavi përshëndet dëbimin e 2 diplomatëve iranianë nga Shqipëria

Maryam Rajavi, drejtuesja e opozitës iraniane, MEK, përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për dëbimin e dy diplomatëve iranian. Në një postim në Twitter Rajavi, tha:

“Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë”.

Qeveria dëboi dje 2 diplomatë të ambasadës iraniane me arsyen se me veprimtarinë e tyre kanë shkelur statusin dhe konventat ndërkombëtare.

Dyshohet se dy diplomatët kanë cenuar sigurinë duke vepruar për qëllime të Gardës Revolucionare të Iranit. Në dhjetor të vitit 2018, qeveria shpalli si persona të padëshiruar, ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia dhe sekretarin Mostafa Roudaki.

Në Shqipëri strehohen rreth 3 mijë anëtarë të organizatës Mojahedin-e-Khalq (MEK) – kundërshtare e regjimit të Teheranit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>