Masa ekstreme për të përballuar krizën e koronavirusit

Nga Exit News
Masa ekstreme për të përballuar krizën e koronavirusit

Qeveria, në mbledhjen e sotme, vendosi  këto masa ekstreme për përballimin e krizës së koronavirusit:

1.Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill.

2. Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura.

3.Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë.

4.Moszbatimi i urdhërit është i dënueshëm sipas ligjit për parandalimin e sëmundejve infektivve.

5.Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim.

6.Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjaashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.

7. 400 milion lekë të cilat vijnë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

Lajme te ngjashme