Dy persona u ekzekutuan të hënën në mbrëmje në Elbasan, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, përkatësisht 35 vjeç dhe 48 vjeç. Ata u vranë sapo kanë dalë nga një bar-kafe, në hyrje të qytetit.
Vrasja ka ndodhur për shkak të përplasjeve mes bandave kriminale. Autorët e krimit nuk janë identifikuar. Policia gjeti një makinë të djegur në fshatin Bradashesh, e cila mendohet të jetë e autorëve.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh se të dy personat janë të lidhur me masakrën e ndodhur në Bradashesh në 2018.
Vëllai i Lulzim Bitrit ka pasur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Endrit Alibej, Arben Dylgjeri, dhe shtetasit turk. Ardian Çollaku u hetua nga Prokuroria e Elbasanit si persona në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest i njohur si Ibrahim Çakaj.