Pas vendimit të qeverisë për masat kundër koronavisrusit shumë bashki në vend kanë filluar zbatimin e tyre.
Bashkia Fier filloi mbremjen e djeshme dezinfektimin e lulishteve, institucioneve publike, rrugëve dhe shesheve. Më herët kishte nisur dezinfektimi i kopshteve dhe çerdheve
Bashkia Lezhë pezulloi punën në zyra dhe punën e sporteleve. Qytetarët të cilët kanë nevojë për shërbime mund ti drejtohen me kërkesë nëpërmjet postës elektronike.
Bashkia Vlorë dezinfektoi ambientet e pallatit të kulturës, ambientet ku zhvillohen mbledhjen e këshillit të Qarkut të Vlorës, zyrat e gjendjes civile si dhe agjensisë së punësimit dhe aftësive në Vlorë. Gjithashtu janë dezinfektuar dhe porti detar, trageti i linjës Vlorë-Brindisi, spitali rajonal si dhe policia e qarkut.
Bashkia e Durrësit dezinfektoi disa nga hapësirat publike.
Bashkia Tiranë dezinfektoi kopshtet, çerdhet, këndet e lojrave dhe autobuzët.