
Masat kufizuese kundër koronavirusit mbesin të njëjtat pavarësisht konfirmimit të qarkullimit të mutacionit Delta.
Komiteti Teknik në mbledhjen e së hënës bëri thirrje për zbatimin e masave kundër Covid-19, si mbajtja e maskës në ambjente të mbyllura dhe mosgrumbullimi mbi numrin e vendosur nga autoritetet shëndetësore.
Aktualisht në spitalin Covid ndodhen 9 pacientë, të cilët janë të pavaksinuar.