
Kryetari i partisë ‘Italia Viva’, Matteo Renzi njoftoi në një konferencë shtypi tërheqjen e dy ministrave të tij nga qeveria.
Dorëheqja e delegacionit ‘të tij’ në qeveri përfshin ministrat Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti dhe nënsekretarin Ivan Scalfarotto.
“Kriza është hapur prej muajsh dhe jo nga ne”, tha Renzi dhe shtoi: “Ne kemi besim në Mattarella”.
Ankesat e Renzi ishin të përqëndruara në planet e Contes për shpenzimin e miliarda eurove të premtuara nga Bashkimi Evropian për të rindezur ekonominë e goditur të Italisë.
Presidenti i Republikës theksoi nevojën për të dalë shpejt nga kjo gjendje e pasigurisë.
Largimi i Renzit nga koalicioni qeveritar në Itali rrezikon ta fusë vendin në një krizë pasi pa numrat e Italia Viva, qeveria nuk ka më shumicën në Dhomën e Ulët të Kuvendit.