Një grup maturatësh protestuan sot para Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë rishikimin e testit të maturës për gjuhë letërsi, zhvilluar një ditë më parë.
Ata akuzojnë ministrinë se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua. Sipas tyre, testi kishte pyetje ‘pa lidhje dhe pa logjikë’ dhe jashtë temave të studiuara në klasë.
Në shenjë proteste ata kanë hedhur vezë në drejtim të ministrisë.
Ata kërkojnë nga ministria plotësimin e 3 kërkesave:
- Mundësinë për rivlerësimin e tezës;
- Uljen e pragut minimal për të kaluar;
- Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.