Maturantët vazhdojnë protestën: Bojkotojmë provimet po s’na plotësuat kërkesat

Nga Exit News
Maturantët vazhdojnë protestën: Bojkotojmë provimet po s’na plotësuat kërkesat

Maturantët po protestojnë sot sërish para Ministrisë së Arsimit dhe kërkojnë rivlerësim të tezës të provimit të Gjuhë- Letërsisë, zhvilluar në 11 qershor.

Ata akuzojnë ministrinë se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua. Sipas tyre, testi kishte pyetje ‘pa lidhje dhe pa logjikë’ dhe jashtë temave të studiuara në klasë.

Maturantët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë provimet e mbetura nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Ata kërkojnë nga ministria plotësimin e 3 kërkesave:

  • Mundësinë për rivlerësimin e tezës;
  • Uljen e pragut minimal për të kaluar dhe uljen e numrit të pikëve për notën 9 dhe 10;
  • Mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.

Disa prej tyre raportuan se ndihen të kërcënuar pasi i është kërkuar emri nga  Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Ata kërkuan që drejtoresha e QSHA-së Rezana Vrapi tu kërkojë falje publike maturantëve:

“Ne nuk e kemi fare frikë që të identifikohemi. Por protestuesve iu është kërkuar emri dhe mbiemri. Drejtoresha e QSHA duhet të kërkojë falje publike, pasi na ka shkaktuar dëm të madh psikologjik.”

Deri më tani maturantët kanë zhvilluar 2 provime, ndërsa mbeten dhe dy të tjerë, më 15 dhe 18 qershor ende pa u zhvilluar.

Të gjithë pretendimet e tyre për pyetje jashtë programit mësimor janë hedhur poshtë nga Zonja Vrapi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>