Mazhoranca dhe opozita bien dakort për votimin e ndryshimeve në Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor

Nga Exit News
Mazhoranca dhe opozita bien dakort për votimin e ndryshimeve në Kushtetutë dhe Kod Zgjedhor

Mazhoranca dhe tre grupet parlamentare në opozitë firmosën marrëveshjen për reformën zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla njoftoi pikat e dakordësuara në marrëveshje:

  1. Miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit në datë 23 Korrik në Parlament.
  2. Miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë që ndalojnë koalicionet parazgjedhore në datë 30 Korrik në Parlament.
  3. Vijimin e dialogut më opozitën jashtëparlamentare për dakordësi në reflektimin në Kodin Zgjedhor të ndryshimeve Kushtetuese në pikën 2.
  4. Të miratojnë Reformën Zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR përpara konferencës së parë ndërqeveritare me BE-ne.

Deputetja Rudina Hajdari, firmosjen e marrëveshjes me mazhorancën e quan si mbajtjen e premtimit për listat e hapura.

Por kreu i grupit parlamentar Demokrat, Myslim Murrizi ka treguar për mediat se krahas firmës, në marrëveshje ka shënuar se janë kundër marrëveshjes së 5 qershorit, të arritur në Këshillin Politik ndaj nuk do ta votojnë atë në Parlament në 23 Korrik.

“Nuk votojmë marrëveshje jashtëinstitucionale.” – tha Murrizi.

Murrizi
Shenimi i Myslim Murrizit ne marreveshjen e arritur me mazhorancen per reformen zgjedhore

4 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme