Sot, më 3 maj përfundoi detyrimi për karantinim 2-javor për qytetarët e ardhur nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Sipas vendimit të Komitetit Teknik më 19 prill:
“Të gjithë qytetarët të cilët vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do të karantinohen për dy javë. Kjo masë do të hyjë në fuqi nga dita e nesërme dhe do të qendrojë në fuqi deri me 3 maj”.
Kundër këtij vendimi u shpreh Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI e cila e quajti një vendim politik me qëllim ndalimin e emigrantëve për të votuar për opozitën në Gjirokastër.
LSI e ankimoi vendimin në gjykatë Administrative, por ajo shpalli moskompetencën për vlerësimin e tij.