Mbaron takimi Cakaj-Dendias, asnjë deklaratë për çështjen e detit

Nga Exit News
Mbaron takimi Cakaj-Dendias, asnjë deklaratë për çështjen e detit

Zëvendësministri i Jashtëm Gent Cakaj e quajti të frytshëm takimin me ministrin e jashtëm grek Nikos Dendias.

një postim në Facebook, Cakaj njoftoi qytetarët se Greqia mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së.

Po ashtu, Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023.

Cakaj theksoi se dy vendet do të rrisin bashkëpunimin me njëra-tjetrën, por nuk dha asnjë detaj nëse gjatë takimit ata kanë diskutuar për qëllimin e Greqisë për zgjerimin e ujërave territorial të saj në detin Jon.

Takimi Cakaj-Dendias u mbajt teksa jashtë dhjetra qytetarë, kryesisht simpatizantë të PDIU-së, protestuan kundër mungesës në bisedë të çështjes came.

Gjatë ditës, Dendias pritet të takohet me kryeministrin Rama dhe presidentit Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>