Mbërrijnë 11 700 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19

Mbërrijnë 11 700 doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19

Në Shqipëri kanë mbërritur të dielën 11 700 doza të vaksinës së Pfizer kundër COVID-19.

Kjo e çon numrin total të vaksinave që kanë mbërritur në vend në 858 750.

Kryeministri Rama ka njoftuar se deri tani në Shqipëri janë kryer mbi 776 461 vaksinime ndaj COVID-19.

Ministrja Manastirliu ka paralajmëruar se në fillim të qershorit pritet të mbërrijnë 40 mijë doza të vaksinës së AstraZeneca.

Aktualisht në Shqipëri po vaksinohen personat mbi 60 vjeç dhe punonjësit e shërbimeve kritike.

Vaksinat kundër COVID-19 që janë përdorur janë të kompanive Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Shqipëria ka paguar 20 milionë dollarë për 3 nga marrëveshjet e sigurimit të vaksinave ndërsa ende nuk ekzistojnë detaje të publikuara në lidhje me koston e rreth 50 mijë vaksinave Sputnik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>