Mbërrijnë 40,800 vaksina AstraZeneca, Manastirliu njofton ardhjen e 250 mijë dozave javën tjetër

Nga Exit News
Mbërrijnë 40,800 vaksina AstraZeneca, Manastirliu njofton ardhjen e 250 mijë dozave javën tjetër

Në Shqipëri kanë mbërritur 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 që qeveria i ka siguruar përmes instrumentit COVAX.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se këto doza do të shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, “për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç dhe të gjithë ato grupe të riskuara, të cilat ne kemi filluar ti vaksinojmë”.

Manastirliu bëri me dije se deri tani janë siguruar 400 mijë doza vaksine dhe janë kryer mbi 300 mijë vaksinime.

“Presim nesër edhe 50 mijë doza të tjera vaksinash të AstraZeneca, gjithashtu nga dita e hënë presim mbi 200 mijë vaksina të Sinovac dhe gjithashtu 8120 vaksina të Pfizerit”, u shpreh  Manastirliu.

Manastirliu tha se në fund të prillit presim të kemi kaluar rreth 700 mijë vaksina të mbërritura dhe ritheksoi objektivin për të kryer 500 mijë vaksinime deri në fund të majit.

Lajme te ngjashme