Mbërrijnë 8 190 doza të Pfizer në Shqipëri

Nga Exit News
Mbërrijnë 8 190 doza të Pfizer në Shqipëri

Të hënën në Shqipëri mbërritën 8 19 doza të Pfizer.

“Edhe 8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën sonte, duke arritur 703,550 doza vaksinash në vend”, shkroi kryeministri Edi Rama në Facebook.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shpërndau lajmin dhe tha se janë kryer gjithsej 345,934 vaksinime.

“8190 doza të vaksinës Pfizer mbërritën në mbrëmje, duke arritur në 703,550 doza vaksinash në vend. Deri tani, me ekipet tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 345,934 vaksinime dhe do të vijojmë pa u ndalur, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, tha ajo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>