Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 590 doza të vaksinës Pfizer mbrëmjen e së enjtes.
Me këto doza numri total i vaksinave të ardhura në vendin tonë shkon në mbi 1.9 milionë.
Rreth 650 mijë qytetarë në Shqipëri janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.
Muaj gusht dhe shtator janë hapur për vaksinim për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Në Shqipëri përdoren vaksinat Sinovac, Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V.