
11,700 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në vend ditën e sotme. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
7020 doza do të vijnë nga vetë kompania ndërsa mbi 4 mijë doza do të mbërrijnë si donacion i BE-së.
Manastirliu ishte duke inspektuar vaksinimin e punonjësve të fasonerive, nga ku njoftoi se deri më tani janë vaksinuar më shumë se 6 mijë punonjës.
Manastiirliu deklaroi se në total janë vaksinuar 600 mijë qytetarë dhe janë në dispozicion më shumë se 740 mijë vaksina.