Në Kosovë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli pasi talebanët morën nën kontroll Afganistanin.
Ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan, raporton REL.
Nuk është bërë publik numri i grupit të dytë të afganëve që strehohen në Kosovë.
Më 29 gusht në Prishtinë mbërritën 111 qytetarë afganë, prej të cilëve 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra.
Kosova pritet të strehojë rreth 2 mijë shtetas afganë.