Mijëra mbështetës të presidentit Donald Trump janë mbledhur në Uashington për të protestuar kundër shpalljes së kandidatit demokrat Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale.
Duke mbështetur pretendimet e Trumpit për manipulime të votave, ata kërkojnë rinumërimin e votave.
Në protestën e së shtunës kanë deklaruar pjesëmarrjen dhe grupet e ekstremit të djathtë dhe anti-qeveritar si ‘Proud Boys’, ‘Oath Keepers’ dhe ‘QAnon’.
Megjithëse deri tani ende nuk ka mbaruar procesi i numërimit në të gjithë vendin, kandidati demokrat Joe Biden ka siguruar fitoren me të paktën 306 vota elektorale, nga 270 të nevojshme.
Pak orë më parë, Biden forcoi pozitat e tij duke fituar dhe votat elektorale të Xhorxhas,
duke e bërë atë kandidatin e parë demokrat që fiton në këtë shtet që nga viti 1992.