
Mbështetësit e opozitari rus Alexei Navanly do të mbajnë protesta më 21 prill.
Lajmin e konfirmoi ekipi i kritikut Navalnyt, i cili njoftoi se do të organizojë protesta të radhës.
Protetsat erdhën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Navanlyt, i cli ndodhet në një burg të veçantë disa kilometra larg Moskës.
Mejku i tij njoftoi të shtunën se është në rrezik vdekje. Ai kishte nisur një grevë urie si shenjtë proteste por kjo ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet.
Mjeku Yaroslav Ashikhmin tha se ka rrezik që ai të pësojë një arrest kardiak.
Autoritetet e burgut e kanë mohuar se nuk i kanë ofruar trajtim mjekësor.
Sipas tyre Navalny e ka refuzuar atë, duke kërkuar që të zgjedhë vetë mjekun që do ta trajtojë.
Rusia e dënoi Navanlyn me dy vite e gjysmë burg, pasi e kapën në kufi kur ai po kthehej nga Gjermani ku po trajtohej pas një helmimi, për të cilin fajëson Kremlinin.