Mbështetësit e Navalnyt protesta në Rusi më 21 prill

Nga Exit News
Mbështetësit e Navalnyt protesta në Rusi më 21 prill

Mbështetësit e opozitari rus Alexei Navanly do të mbajnë protesta më 21 prill.

Lajmin e konfirmoi  ekipi i kritikut Navalnyt,  i cili njoftoi se do të organizojë protesta të radhës.

Protetsat erdhën si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Navanlyt, i cli ndodhet në një burg të veçantë disa kilometra larg Moskës.

Mejku i tij njoftoi të shtunën se është në rrezik vdekje. Ai kishte nisur një grevë urie si shenjtë proteste por kjo ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet.

Mjeku Yaroslav Ashikhmin tha se ka rrezik që ai të pësojë një arrest kardiak.

Autoritetet e burgut e kanë mohuar se nuk i kanë ofruar trajtim mjekësor.

Sipas tyre  Navalny e ka refuzuar atë, duke kërkuar që të zgjedhë vetë mjekun që do ta trajtojë.

Rusia e dënoi Navanlyn me dy vite e gjysmë burg, pasi e kapën në kufi kur ai po kthehej nga Gjermani ku po trajtohej pas një helmimi, për të cilin fajëson Kremlinin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>