Mbështetja e Ramës për hapjen e listave, fitore e opozitës parlamentare

Nga Exit News
Mbështetja e Ramës për hapjen e listave, fitore e opozitës parlamentare

Kryetari i grupit Demokrat Myslym Murrizi e quajti ´fitore të opozitës parlamentare´ mbështetjen në parim të kryeministrit Rama dhe shumicës socialiste për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë:

´Kjo është një fitore e parë e opozitës parlamentare. Ju pata thënë se avash avash edhe kryeministri do të ulet më këmbë në tokë, po ashtu edhe shumë të tjerë në ditët në vijim.

Fitorja e grupit opozitar është e qytetarëve shqiptarë. Rama nuk miraton dhe voton asgjë në konferencë shtypi. Votimi në parim në komision hap rrugë që ligji të vijë në seancë.´

Sot shumica socialiste miratoi në parim kërkesën e opozitës për hapjen e listave, ndërsa kryeministri Rama deklaroi publikisht se e mbështet propozimin për listat dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>