Mbetet pezull gara për Prokuror të Përgjithshëm, gjykata shtyn sërish seancën për avokatin Alushaj

Mbetet pezull gara për Prokuror të Përgjithshëm, gjykata shtyn sërish seancën për avokatin Alushaj

Gjykata Administrative e Apelit shtyu sot sërish seancën për  kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm Lulzim Alushaj. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej gjyqtarëve të trupit gjykues.

Seanca do të zhvillohet ditën e premte me datë 25 tetor.

Kjo është hera dytë që gjykata shtyn seancën. Javën e kaluar ajo duhej të shprehej lidhur me çështjen e zotit Alushaj, por sërish për shkak të mungesës së njërit prej gjyqtarëve seanca u shty për ditën e sotme.

Mungesa e një vendimi nga ana e gjykatës pengon vazhdimin e garës për Prokuror të Përgjithshëm. Rregullorja për Procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm përcakton se “Këshilli nuk ndërmerr veprime të mëtejshme deri në përfundimin e procesit të ankimit ose veprimeve të Gjykatës Administrative të Apelit.”

Avokati Alushaj paditi në fillim të tetorit Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi KLP e  skualifikoi  nga gara për Prokuror të Përgjithshëm.

Pas vlerësimit të dosjeve të kandidatëve, KLP vlerësoi se Zoti Alushaj nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur të parashikuar në nenin 148/a të Kushtetutës dhe në ligjin 97/2016 Për organizimin e funksionimin e Prokurorisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>