Mbetjet e sekuestruara në portin e Vlorës nuk janë radioaktive

Nga Exit News
Mbetjet e sekuestruara në portin e Vlorës nuk janë radioaktive

Mbetjet e sekuestruar më 20 shkurt nga Policia e Vlorës nuk kanë përmbajtje radioaktive. Raporti i Prokurorisë u publikua sot nga News24.

Më 20 shkurt, Policia e Vlorës njoftoi se bllokoi një sasi me lëndë të rrezikshme, me përmbajtje azbesti, në tragetin e linjës Brindizi -Vlorë dhe arrestoi 6 personat përgjegjës.

Në njoftimin për shtyp, policia thotë se në “bazë të informacioneve të marra nga Departamenti i Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri”.

Dje në media, u tha se sipas burimeve nga policia, mbetjet silleshin në Shqipëri përmes një firme pastrimi, “Delfini 1”. Kjo kompani i mbulonte mbetjet toksike si produkte kimike pastrimi.

Këto mbetje pasi mbërrinin në Vlorë, groposeshin në një pikë grumbullimi të mbetjeve të portit në pronësi të firmës “Kornuzi”. Firma “Delfini 1” dhe “Kornuzi” kishin kryer të paktën 15 importime të tjera nga Italia drejt Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>