Qeveria ka miratuar të mërkurën mbylljen e të gjitha vend-depozitimeve ekzistuese të mbetjeve që ndodhen afër inceneratorëve. Vendimi i qeverisë për landfillet e mbetjeteve parashikon se:
“Në çdo rast, ndalohet të depozitohen apo trajtohen mbetjet e ngurta në një vend-depozitim ekzistues kur në atë zonë mbetjesh funksionon një impiant rajonal për trajtimin e mbetjeve, i cili plotëson standardet mjedisore dhe teknike.”
Qëllimi i vendimit është monopolizimi i tregut të mbetjeve në një dorë të vetme.
Prej të paktën dy vitesh Qeveria Rama është fokusuar dukshëm tek industria e grumbullimit dhe djegies së mbetjeve, me dhënien e lejeve për ndërtimin e disa inceneratorëve, hapjen e disa landfilleve dhe rikthimin në parlament të ligjit për importin e mbetjeve.
Koncesionet e inceneratorëve të mbetjeve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, të cilat janë të përqendruara në një pronar, i kushtojnë në total buxhetit të shtetit rreth 236 milionë euro — PPP e inceneratorit të Elbasanit me kohëzgjatje 7 vjet ka kosto prej 28 milionë euro dhe zbatohet nga kompania Albtek Energy; PPP e inceneratorit të Fierit me kohëzgjatje 6 vjet, me kosto 28 milionë euro dhe zbatohet nga Integrated Technology Ëaste Treatment Fier; PPP e inceneratorit të Tiranës me kohëzgjatje 30 vjet, me kosto totale 180 milionë euro do të zbatohet nga Integrated Energy B.V shpk.